Pas reshjeve të shumta të borës, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka dalë me një reagim për të gjithë qytetarët e vendit që duan ta kalojnë këtë fundjavë në bjeshkë.
ShKShMK kërkon që të ketë kujdes gjatë skjimit, e sidomos skijimit në pyje, pasi gropat e drunjëve janë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse.
Ndërsa ka apeluar që të kenë kujdes në shtigjet apo kalimet e ekspozuar gjatë ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore, si dhe pajisja me mjetet e duhura për këtë aktivitet, shkruan Arbresh.info
Reagimi i plotë:
Vëmendje!
Të nderuar bjeshkatarë, skitarë dhe qytetarë !
Këtë fundjavë sipas parashikimeve sinoptike pritet të kemi të rreshura bore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, e sidomos në viset malore.
Të reshurat do të jenë të dendura dhe të përcjellura me erëra të fuqishme veriore.
Andaj të keni kujdes gjatë skijimit ( jasht shtigjeve të rregulluara) apo ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore nga 30°~50° , e sidomos në shtigjet apo kalimet e ekspozuara .
Pas rreshjeve të borës pritni për 48 orë të tranzicionit të shtresave të borës.
Mos skijoni/ ngjiteni të vetmuar !
Planifikoni itinerarin me kujdes dhe njoftoni të tjerët për atë !
Kujdes gjatë skijimit në pyje , gropat e drunjëve janë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse!
Nëse zhvilloni aktivitete të ski-bjeshkatarisë doemos posedoni pajisjet obligative për siguri:
-Transmetuesin
-Lopatën
-Sondën
-Çantën e ndihmës së parë
-Helmetën
-Kazmën
-Kthetrat
-Veshmbathje adekuate dimërore
-Telefonin e karikuar
-Llampë,
dhe të gjitha pajisjet e tjera të nevojshme.
Për çdo urgjencë kontaktoni në numrat:
112
+383 49 84 02 28
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan