Pas reshjeve të borës të cilat kanë mbuluar gjithë vendin, nga Ministria e Infrastrukturës thonë se rrugët janë të qarkullueshme dhe se kompanitë gjatë gjithë kohës janë duke bërë pastrimin e rrugëve.
“Sipas informacioneve nga terreni nga menaxheret e mirëmbajtjes së rrugëve, gjendja e rrugëve në vendin tonë është e mirë, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacionin e automjeteve.
Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së, kanë intervenuar me pastrim të borës dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese për shkak të sigurisë në komunikacion gjatë tërë kohës. Edhe në viset malore ku ka pasur reshje më të mëdha të borës rrugët janë të kalueshme.
Kompanitë gjatë tërë kohës do të punojnë në pastrimin e rrugëve për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të ketë një kujdes më të shtuar gjatë vozitjes”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...