Pothuajse e gjithë pjesa kontinentale e Kroacisë ka qenë e mbuluar nga bora në këtë mëngjes, raportojnë mediat kroate.
Në disa zona malore në Kroaci niveli i borës ka arritur në 14 centimetra, kurse në Zagreb është tri centimetra, raporton Index.hr.
Kurse në bregdet ka pasur valë të forta, transmeton lajmi.net
Kushtet e udhëtimit në pjesët e Kroaicsë qendore janë vështirësuar edhe më shumë, e për këtë policia ka bërë thirrje që qytetarët të kenë mjetet dimërore.
Kurse në Kosovë të paktën për fundjavë nuk është paralajmëruar se do të ketë reshje bore përveç në zonat malore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi dje se gjatë vikendit do të ketë mot të vranët.
Mot me borë dhe me erëra të forta ka pasur edhe në Serbi. /Lajmi.net
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok