Ulje e temperaturave dhe të reshura shiu ditëve të ardhshme. Në fundjavë priten reshje më të dendura shiu, lokalisht mundësi për përmbytje. nga dita e premte edhe priten më shumë gjasa për të reshura shiu. Së pari si rrebeshe me bubullima, e përgjatë fundjavës reshje paksa më të vazhdueshme shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohet mundësia që lokalisht mund të vije deri tek permbytja.
Nën kushte të motit me më shumë vransira dhe më të freskët, edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të jenë më shumë në vlera të pranueshme.Niveli i rrezikut nga rrezet ultravjollce, do të jetë mesatarë. Në këto raste vlejnë rekomandime që të kërkojmë më shumë hije orëve të mesditës. Vetëm në raste kur rreziku është i lartë, si ditën e premte, atëherë duhet kufizuar aktivitetet në ambiente të jashtme orëve të mesditës.
12.08 – Ngrohtë, kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima
13.08 – Më freskët, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me shi. Paradite reshjet shoqërohen edhe me bubullima. Reshjet vende-vende vazhdojnë edhe gjatë natës.
14.08 – Freskët, kryesisht vranët, me të reshura shiu që vazhdojnë që nga orët e mëngjesit.
15.08 – Pjesërisht vranët e më ngrohtë. Pasdite mundësi për rrebeshe e bubullima.Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 14C e 17C, e maksimalet nga 25C e 26C, zbresin deri në 20C e 22C në fundjavë.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 3-10m/s.Shtypja atmosferike shënon një rritje të lehtë mbi normale dhe luhatet në këto vlera./arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...