Moti për javën e parë të muajit mars do të jetë me shi dhe me intervale dielli.
Sipas Prishtina Wather, shi do të ketë ditën e martë dhe të enjte dhe borë në viset malore, shkruan Arbresh.info
Temperaturat zbresin edhe përreth vlerave mesatare, nga 14 gradë celsius në fillim të javës deri në 8 gradë celsius, ato maksimale, ndërkohë që minimalet luhaten ndërmjet 2 gradë celsius e 4 gradë celsius.
Moti për ditët e ardhshme, nga data 3 mars deri me datën 8 mars 2024
Shi ditën e martë dhe enjte. Temperaturat më afër vlerave mesatare. Borë në vise malore.
3.03.2024 – Periudha me të reshura shiu po parashihen në javën e parë të muajit mars, pas një shkurti mjaft të thatë. Të reshura shiu herë herë edhe me intenzitet më të lartë paraqiten ditën e martë, që nga orët e hershme të mëngjesit. Ditën e mërkurë do të ketë edhe intervale me diell, derisa të enjten orëve të pasdites sërish priten kushte për të reshura lokale shiu, që aty këtu mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Ditën e premtë mbeten mundësi vetëm si riga lokale shiu. Të reshura dëbore priten vetëm në zona më të larta malore.
Temperaturat zbresin edhe përreth vlerave mesatare, nga 14C në fillim të javës deri në 8C, ato maksimale, ndërkohë që minimalet luhaten ndërmjet 2C e 4C.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira gjatë ditës. Orëve të mbrëmjes, në kushte qetësie pritet rritje e koncentrimit të ndotësve ajror, që do të çojë indeksin edhe në vlera të dobëta apo edhe shumë të dobëta të mërkurën mbrëma.
4.03 – Vransirat shtohen gjatë ditës. Në mbrëmje më vonë pritet të fillojnë të reshurat e shiut.
5.03 – Vranët dhe me shi. Herët në mëngjes reshjet mund të jenë më të shumta. Në mbrëmje pritet të pushojnë. Në vise më të larta malore priten reshje dëbore.
6.03 – Kryesisht me vransira. Aty këtu priten mundësi për riga lokale shiu pasdite.
7.03 – Intervale me diell paradite. Pasdite më shumë vransira me të reshura lokale shiu.
8.03 – Vransira e intervale me diell. Mundësi për ndonjë rigë shiu.
Frynë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 3-11m/s.
Shtypja atmosferike pas një rënie ditën e hënë, shënon rritje edhe mbi vlera normale deri të premtën./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...