Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor , Albena Reshitaj sot vizitoi Bifurkacionin në Ferizaj dhe Shpellën e Gadimes në Lipjan, me ç‘rast shpalosi prioritetet dhe planet për të ardhmen sa i përket këtyre dy monumenteve natyrore me rëndësi të veçantë.
Në vizitën e saj tek Bifurkacioni Ministrja Reshitaj u shpreh se në bashkëpunim me komunën e Ferizajt do të angazhohet në realizimin e projekteve të përbashkëta në mbrojtjen dhe funksionalizimin e këtij fenomeni. Në asnjë mënyre nuk do të lejojë dëmtimin e vlerave unike që ka ky fenomen natyror dhe se do të investojë në ruajtjen, mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e plotë të tij.
Po ashtu Ministrja Reshitaj vizitoi edhe lumin Nerodime, në të cilin javën e kaluar janë zhvilluar gara automobilistike me xhipa, me ç’rast janë shkaktuar dëme mjedisore në shtretërit e dy lumenjve, “Lumi i Madh” dhe lumi “Nerodime” në vendin ku këta lumenj bashkohen.
Inspektorati i ministrisë pas verifikimit të dëmeve ka dhënë vërejtje ndaj komunës duke apeluar që veprime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
Pas Ferizajt Ministrja Reshitaj vazhdoi vizitën në Shpellën e Gadimes, me ç’rast u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, i cili e njoftoi ministren për se afërmi me gjendjen e shpellës dhe kërkoi përkrahje në promovimin e saj si dhe zgjerimin e investimeve brenda dhe zonës rreth saj.
Nga ana tjetër Ministrja Reshitaj e vlerësoj shpellën si vlerë të veçantë turistike që tërheq shumë vizitor nga vendi dhe bota, një atraksion që meriton vëmendje dhe kujdes nga të gjithë. Ajo u zotua që si Ministre e re e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të angazhohet në ruajtjen e saj dhe në asnjë mënyre nuk do të lejoj dëmtimin eventual.
Prioritet i imi është hulumtimi i korridoreve dhe galerive të reja të shpellës, zgjerimi i saj, modernizimi, zgjerimi i liqenit dhe krijimi i qendrës turistike duke investuar në rregullimin e infrastrukturës përreth saj, në mënyre që qytetaret e kësaj anë të punësohen duke zhvilluar aktivitete komerciale, duke iu ofruar turisteve produkte tradicionale, artizanale dhe kulturore përfundoj ajo.
Vizitat e tilla do të vazhdohen edhe në monumentet e tjera me rendësi të veçantë natyrore, për tu njohur me gjendjen e tyre dhe mundësitë e menaxhimit më të mirë dhe më të qëndrueshëm.
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...