Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj nuk i beson koaliconit të mundshëm mes VV-së dhe LDK-së.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, është shprehur skeptike për funksionimin e koalicionit të mundshëm mes VV-së dhe LDK-së.
Reshitaj tha se është ofenduar vota e qytetarëve dhe se vet ajo është e zhgënjyer me situatën në Kosovë.
Ajo theksoi se AAK do të mbesë në opozitë.
“Jam shumë e zhgënjyer me këtë situatë në Kosovë, më shumë është ofenduar vota e qytetarëve të Kosovës. Kosovës më shumë se kurrë i duhet një koalicion praktik, unë dyshoj dhe AAK dyshon se një koalicion i tillë do të jetë funksional sepse nuk është i natyrshëm dhe Kosova është e vogël për të krijuar kaq shumë mjegull. Ne duhet t’i bashkojmë të gjitha forcat politike. Ne do të jemi pjesë e opozitës, ne do të jemi në opozitë”, tha ajo.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...