Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj vizitoi kryetarin e ri të komunës se Skenderajt Bekim Jashari.
Pasi uroi për fillimin e mandatit si kryetar komune ministrja Reshitaj ofroi mbështetje dhe u shprehë e bindur që kryetari i ri si anëtar i familjes Jashari do të punojë drejtë dhe do të bëjë ndryshime pozitive në qytetin e Skenderajt.
Nga ana tjetër kryetari Jashari falënderoi ministren për vizitën, përkrahjen e saj dhënë atij dhe projekteve në fushën e mjedisit dhe theksoi që Reshitaj është e para nga kabineti qeveritar që më vizitoi, më ofroi mbështetje dhe më uroi për detyrën e re në udhëheqje të Skenderajt.
Pas vizitës në komunë, ministrja Reshitaj bëri homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari.
Duke vlerësuar lartë veprën sublime të familjes Jashari Reshitaj u shprehë se flijimi për çështje kombëtare është niveli me i lartë i atdhedashurisë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?