Deputetja e AAK-së, njëherësh nënkryetare e këtij subjekti politik, Albena Reshitaj, ka folur në lidhje me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike i cili nuk po kalon tash e disa muaj në Kuvend.
Ajo, ka theksuar se sa i përket Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe Ligjit për Pandeminë, kanë qenë dy sfida në të cilat ka dështu Kuvendi i Kosovës.
“Eshtë për keqardhje e gjithë kjo histori e hishur e Kuvendit të Republikës së Kosovës sa i përket miratimit të projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike Covid-19.Konsideroj që është hera e shtatë ose e 8 e tendencës për ta votuar një Projektligj të tillë dhe e dështimit”, tha ajo në intervistën e javës në Blic.
“Mendoj se politikbërja në Kosovë kësaj radhe ka dëshmuar një fragjilitet të përgjithshëm dhe një nevojë pë reflektim të thellë sa i përket asaj që a është politika e Kosovës për qytetarin apo qytetari është për ta ndihmu politikën në Kosovë. Prandaj ne si vend duhet të reflektojmë në përgjithësi për këtë çështje. Kur është në pyetje Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike Covid-19 dhe Ligji për Pandeminë, kanë qenë dy sfida me të cilat kemi dështu ne si Kuvend i Kosovës” deklaroi Reshitaj.
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve