Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj po e quan absurde mosvotimin në lexim të dytë të Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Reshitja në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se miratimi i tij është nevojë imediate për qytetarët e vendit në këtë situatë pandemie, duke kërkuar që të lihen anash inatet politike.
“Dua të besoj se të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës në Parlament do ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë. Normalisht pasi i kanë vendosur edhe idetë e tyre dhe kanë bërë plotësim ndryshimet e duhura sepse jemi në një fazë shumë të vështirë po futemi në një situatë të jashtëzakonshme edhe më të jashtëzakonshme se sa ajo që ka qenë deri më tani, me shumë të panjohura dhe gjithmonë duke pasur parasysh edhe pasojat e lëna nga kjo fazë që kemi kaluar me pandeminë”.
Deputetja Reshitaj ka paralajmëruar se qytetarët e vendit nuk do të ia falin askujt nëse në këtë periudhë shikohet të bëhet vetëm politikë.“Ky Projektligj duke i pasur parasysh nevojat dhe rëndësinë e impaktin që ka drejtpërdrejtë në mirëqenien e jetës së qytetarëve në situatë pandemike prandaj mendoj që qytetarët e vendit nuk do të ia falin askujt nëse në këtë periudhë pandemie shikohet të bëhet vetëm politikë. Është nevojë imediate e shtetit për qytetarët e vendit”, ka thënë Reshitaj.
Ajo ka folur edhe për dialogun duke thënë se Kosova dhe Serbia nuk duhet të diskutojnë më për çështje teknik, por për ato politike.
“AAK-ja është e bindur që nuk ka më hapësirë që Kosova dhe Serbia të ulën në një tavolinë të përbashkët dhe të diskutojnë për çështje teknike. Mendojmë që është momenti që Kosova dhe Serbia të ulen dhe të diskutojnë për çështje politike dhe të mbyllim shumë plagë të së kaluarës së bashku nëse duan që të hapin një dritare të re të bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të dy shteteve. Prandaj ne vetëm në këtë prizëm shohim sukses dhe jemi duke kontribuar që kjo të arrihet dhe asesi të kthehemi në regres”.
Sa i përket postit të presidentit deputetja e AAK-së u thotë se kjo parti tashmë e ka kandidatin e saj dhe se nuk heqin dorë nga kjo pozitë, raporton EO.
“Unë dua të besoj që çështja e presidentit duhet të zgjidhet si çështje e veçantë sepse po flitet për presidentin e një shteti. AAK-ja si parti politike e ka vendosur kandidatin e tij për president të vendit. Mendoj që çdo parti politike mund të jap një propozim të tij. Mirëpo në fund të fundit zgjedhja duhet të bëhet e përgjithshme dhe assesi të mos kushtëzohet. Mendoj që dy partitë politike më të mëdha në vend LDK-ja e PDK-ja ka pothuajse dy dekada që mbajnë këtë pozicion përpos atij të kryeministrit”.
“Mendoj që ka ardhur koha që tu jepet hapësirë edhe pjesës tjetër të qytetarëve që përkrahin partitë tjera politike që të japin propozimet e tyre dhe të kenë hapësirë dhe mundësi për të pasur presidentin, nëse nuk ndryshon kushtetuta dhe nuk ndryshon qasja për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Mendoj që LDK-ja dhe PDK-ja mjaftueshëm kanë shfrytëzuar këto pozicione politike të larta në shtetin tonë”.
Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar në lexim të parë në Kuvend, përderisa të premten ka qenë i paraparë votimi në lexim të dytë në një seancë të jashtëzakonshme, mirëpo në mungesë të kuorumit ajo u shty për një ditë tjetër.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...