Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila njëherësh është edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi u ka ofruar mbështetje specializantëve të drejtimit Mjekësi e Përgjithshme.
Ajo ka thënë se janë mbi 300 specializantë nga drejtimi i stomatologjisë që janë duke pritur që pas kalimit të buxhetit për vitin e ardhshëm të kalojnë në paga.
Ajo ka ftuar akterët politik në vend që t’i sistemoj specializantët në paga sa më shpejt.
Shkrimi i saj i plotë:
Janë rreth 300 specializantë të drejtimit Mjekësi e Përgjithshme dhe poashtu mbi 300 specializantë nga drejtimi i Stomatologjisë të cilët janë duke pritur e shpresuar që pas kalimit të buxhetit të kalojnë në paga.
Thuajse çdo ditë unë jam në kontakt me përfaqësuesit e tyre dhe në emër të pozitës së Kryetares së Komisionit për Shëndetësi u garantoj përkrahjen maksimale në këtë çështje.
Si AAK gjithmonë kemi përkrahur dhe do të përkrahim kërkesa të tilla, andaj si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi i ftoj të gjithë akterët politik që këta doktor t’i sistemoj në paga sa më shpejtë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...