Reshitaj: Shumë shpejt do ta miratojmë ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje

20:01 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka thënë se Kosova nga 5 shkurti i vitit 2017 kishte mbetur pa ligj për ndërtimet pa leje.

Ajo nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se kurse projekt-ligji i ri për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje kishte mbetur në sirtarë.

Statusi i plotë:
Pas miratimit në Qeveri, Kuvendi i Republikës së Kosovës, kaloi në parim projekt-ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje.

Kosova që nga 5 shkurti i vitit 2017 kishte mbetur pa ligj për ndërtimet pa leje, kurse projekt-ligji i ri për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje kishte mbetur në sirtarë, duke pritur për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Jam e lumtur që me angazhimin tonë shumë shpejt do të kemi të miratuar këtë ligj, shumë të rendësishëm për vendin, i cili do të trajtoi mijëra ndërtime të përfshira në Regjistrin Kombëtar të Ndërtimeve Pa Leje.

Falënderojë hartuesit e këtij projekt-ligji dhe komisionin për mjedis për vërejtjet dhe sygjerimet e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme