Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj ka thënë se Qeveria ka gabuar në menaxhimin e pandemisë duke mos bashkëpunuar me institucionet.
Ajo është shprehur se si komision janë duke vlerësuar situatën e menaxhimit të pandemisë, por që ka munguar uniteti politik në menaxhimin e komplet situatës.
“Ne si vend po kalojmë në një situatë shumë të brishtë dhe normalisht këto situata gjithë institucionet gjithë ekspertët e sidomos institucionet do të duhej të ishin të bashkuar për ta luftuar këtë situatë, gabimi i parë që e ka bërë Qeveri dhe po vazhdon ta bëjë është mosbashkëpunimi në realizmin të një menaxhimi më të duhur të kësaj situate”.
“Përtej politikës Qeveria në këtë periudhë është dashur të tregohet konstruktive dhe të bashkëpunoj me të gjithë ekspertët ekipet profesionale që të jemi sa më unik, ka munguar uniteti politik në menaxhim të komplet situatës”.
Ajo është shprehur se si komision janë duke vlerësuar situatën e menaxhimit të pandemisë.
“Sa është punuar është herët të thuhet ne si Komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale jemi të përkushtuar të shohim nëse është menaxhuar si duhur apo nuk është menaxhuar dhe të dimë saktë se në cilat hallka zingjirore të menaxhimit kanë pasur shkëputje, sepse shkëputje ne tashmë po e dimë që ka pasur”.
Reshitaj më tutje ka akuzuar Qeverinë se ka dështuar edhe në menaxhimin e situatës në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë si dhe për selektim të të liruarve dhe të testuar.
“Është bërë një selektim i individëve të cilët janë testuar pasi kanë dal prej karantinës, sidomos këta që janë liruar para kohe ku nuk është bërë testi, është shumë e rëndësishme që testimi të bëhet edhe para vendosjes në karantinë të qëndrojnë 2 javë dhe pas karantinës të ju bëhet sërish testimi dhe të lirohen”.
“Gjithashtu ka pasur lirime selektive të personave nga karantina gjithashtu edhe vendosje selektive të individëve ën karantinë. Mendoj që ka qenë një dështim i menaxhimit të kësaj situate pikërisht me mungesën e psikologëve në këtë qendër dhe socilolgëve, ose nëse nuk ka qenë zgjidhja më e duhur dhe më e mirë Qendra e Studentëve”, ka thënë Reshitaj./eo
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...