Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj sot iu bashkua aktiviteteve të organizatës rinore “Kuvendi i të rinjve të Suharekës”, me rastin e Ditës së Evropës – 9 maj.
Me këtë rast ministrja Reshitaj së bashku me kryetarin e komunës së Suharekës Bali Muharremaj e shumë vullnetarë të rinjë mbollën pemë dekorative në oborrin e Komunës së Suharekës, tek parku i qytetit dhe në fshatin Sellagrazhdë si dhe rregulluan pjesë të gjelbërta në këtë qytet.
Gjatë këtyre aktiviteteve ministrja Reshitaj përgëzoi të rinjtë për vullnetin dhe punën e tyre në mbrojtjen dhe kujdesin që kanë për mjedisin duke vlerësuar se duke mbjellur drunjë e duke u kujdesur për zonat e gjelbërta ne mbjellim të ardhmen e vendit tonë brenda Evropës.
Reshitaj deklaroi se do të punojë bashkë edhe me të rinjtë për të rritur nivelin e kujdesit ndaj mjedisit, ndërgjegjësimin e shoqërisë për rëndësinë që ka një mjedis i pastër për ne dhe brezat që vijnë.
Aktiviteteve me rastin e 9 majit iu bashkuan edhe udhëheqësit e Bashkësive fetare, myslimane e katolike në Suharekë, duke mbjellur së bashku pemë me ç ‘rast ministrja Reshitaj vlerësoi se aktivitetet e tilla të përbashkëta ngritin nivelin e tolerancës ndër-fetare në Kosovë, si vlerë e lartë civilizuese.
Gjatë ditës së sotme ministrja Reshitaj vizitoi edhe një nga familjet e besimit katolik në Sallagrazhdë me ç ‘rast ua uroi festën e Shënkollit.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës