Në ditën e fundit të vizitës zyrtare të saj në Washington ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj u prit në takime të ndara nga zyrtarë të lartë të Departamentit për Marrëdhënie me Evropën Jugore dhe Qëndrore, zyrtarë të lartë të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, si dhe të Byrosë për Burimet e Energjisë.
Në Takimin e parë u prit nga DepHan Goodman, zyrtar i Lartë për Kosovë, Louis Crishock, zyrtar për Diplomaci Energjetike pranë Byrosë për Burimet e Energjisë si dhe Justin Heung, zyrtar Ekonomik pranë Departmentit për Marrëdhënie me Evropën Jugore dhe Qëndrore.
Në këtë takim ministrja Reshitaj shprehu vizionin e saj për mjedisin dhe prioritetet qeverisëse, angazhimin për të bërë publikun të vetëdijshëm për rëndësinë e energjisë së ripërteritshme.
Ajo falënderoi shtetin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe kërkoi përkrahje në fushën e promovimit dhe subvencionimit të ekonomisë së gjelber, miqësore me mjedisin.
Nga ana tjetër zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit deklaruan se SHBA-të i dhanë Kosovës për 19 vitet e fundit 1.8 miliardë dollarë.
“Kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në shumë fusha duke përfshirë programin e shkencëtareve të rinjë ku përmes Ambasades Amerikane vitin e ardhshëm do të sjellim në Kosovë ekspertë për fusha të caktuara që pala Kosovare i identifikon si të nevojshëm” deklaruan nder të tjerash zyrtarët amerikan.
Në fund të takimit palët u zotuan që do të intensifikojnë veprimet e përbashkëta në nxitjen e investimeve kapitale në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit në veçanti.
Në takim me zyrtarët e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit ministrja Reshitaj kërkoi përkrahje për Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, në ngritjen e kapaciteteve, ruajten e ekosistemeve, florës e faunës.
Gjatë vizitës zyrtare të saj në Washington Reshitaj mori përkrahje nga zyrtarë të lartë të SHBA-ve, në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...