Instituti për Hulumtime dhe Analiza – Prishtinë (IHAS-P), ka publikuar sot të dhënat e një pyetësori me qytetarë për punën 100-ditëshe të Qeverisë së Kosovës.
Në pyetjen se cilat janë 3 arritjet më të mëdha të qeverisë Haradinaj, qytetarët tanë në rend të parë vlerësojnë: Energjetikën sa i përket shpronësimit në Shipitullë dhe Hade, për të cilën mendojnë 32 % e të anketuarve.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka proceduar vendimet për shpronësim në Qeverinë e Republikes se Kosovës të pronave dhe të patundshmërive në zonën kadastrale Shipitullë dhe Hade. Dhe në bashkëpunim me Kryeministrin Haradinaj dhe MZHE-në ka arritur marrëveshjen e shpronësimit me banorët e Shipitullës dhe Hadës.
Ndërkohë ministrja e Mjedisit Albena Reshitaj ka falënderuar qytetarët për vlerësimin që i kanë bërë dikasterit të cilin ajo e udhëheq.
“I falënderoj qytetarët për vlerësimin e punës së ministrisë që drejtoj, duke vendosur si të arriturën më të madhe të Qeverisë Haradinaj, shpronësimin e pronave në Shipitullë dhe Hade”, shkruan ajo.
Hulumtimi është kryer me 900 respodentë në 7 qendrat kryesore të Kosovës./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1638820156183070/
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...