Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj mori pjesë në ceremoninë e vënies së gur-themelit të impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura në Komunë e Gjakovës, projekt ky që po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Gjermanisë dhe asaj të Zvicrës.
Ministrja Reshitaj pasi falënderoi donatoret për përkrahjen deklaroi se impiantet për trajtimin e ujërave të ndotura janë bazë infrastrukturore për një mjedis ujor më të pastër, prandaj përmirësimi i gjendjes teknike dhe qëndrueshmëria financiare e tyre do të trajtohen me kujdes të veçantë.
“Gjendja aktuale e trajtimit të ujërave të ndotura në Republikën e Kosovës, është në fazën e investimeve të vazhdueshme, duke filluar nga studimet e fizibiliteteve për shtatë qendrat e mëdha urbane, vazhduar me vendbanime më të vogla, deri te qendrat e bizneseve deklaroi ministrja Reshitaj.
Reshitaj ne fund vlerësoi se ky projekt do të ndikojë në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Gjakovës si një zonë me vlera të larta natyrore, e cila me një menaxhim efikas të ujërave të ndotura do të bëhet shumë më atraktive për investime në rritjen ekonomike dhe në zhvillimin e turizmit si një qytet me traditë të vjetër qytetare.
Pas ministres Reshitaj me fjalë rasti u paraqiten edhe ambasadoret e Gjermanisë e Zvicrës Christian Heldt, Jean-Hubert Lebet si dhe Roland Siller nënkryetar i Bankës Gjermane për Zhvillim- KfW.
Që të tre u shprehen të kënaqur për fillimin e këtij projekti duke vlerësuar se me këtë projekt do të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve në Gjakovës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj si dhe kryetari i Komunës se Gjakovës Ardian Gjini.
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë