Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka organizuar tryezën me temën “Cilësia e ajrit në Kosovë, sfidat dhe veprimet”, në kuadër të zbatimit të Planit të masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.
Ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj ka thënë se cilësia e ajrit nuk është shqetësim vetëm për Kosovën por edhe në nivelin rajonal e global.
“Duke marr parasysh gjendjen aktuale të cilësisë së ajrit kemi parë të arsyeshme që të organizojmë këtë tryezë për të ndarë përgjegjësitë që kemi. Kjo situatë ka sjellë nevojën që ne si ministri të trajtojmë veçantë këtë çështje”, ka thënë Reshitaj.
Sipas saj, rritja e nivelit të ndotjes vjen si pasojë e shkarkimeve të ndotësve në ajër nga industria, transporti, ekonomia familjare dhe kushtet e pafavorshme meteorologjike./arbresh.info/
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...