Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, i ka mohuar të gjitha akuzat se ajo ka shpenzuar mjete financiare edhe pas largimit të saj nga detyra.
Rashitaj në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se pas përfundimit të mandatit të saj nuk është bërë asnjë pagesë me kreditkartelën e saj, njofton Arbresh.info
Sipas saj këto pretendime nuk qëndrojnë se në lidhje me këto ajo ka paralajmëruar edhe padi.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e ish-minstres Reshitaj:
Të dashur miq, kolegë e qytetarë të Kosovës
Pas publikimit të artikullit në “Koha Ditore”, në lidhje me perdorimin e kreditkarteles bankare edhe pas përfudimit të mandatit tim si ministre e MMPH-së, ju siguroj që pretendimet e tilla nuk qendrojnë dhe si të tilla janë shpifje ndaj meje.
Pas përfundimit të mandatit tim, me kreditkartelen time nuk është bërë asnjë pagesë nga ana ime.
Për këtë ekzistojnë deshmi në Ministri të Mjedisit dhe atë të Financave.
Publikisht kërkoj nga gazeta në fjalë që të me kerkoj falje publike për këtë shpifje që ka bërë për mua, ndryshe do të detyrohem t’i padis për shpifje dhe cenim të integritetit tim moral, politik e profesional.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...