Me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit për realizimin e projekteve mjedisore, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj priti në takim përfaqësuesit e organizatës qeveritare gjermane GIZ Kai Hofmann dhe Driton Vatovci, të shoqëruar edhe nga zëvendës Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë z. Jan Axel Voss.
Gjatë këtij takimi, pasi falënderoi shtetin gjerman dhe GIZ-in për mbështetjen e ofruar për Kosovën dhe në veçanti për ministrinë që drejton, Reshitaj prezantoi prioritetet e MMPH-së duke u nisur nga trajtimi i mbeturinave, krijimi i zonave të gjelberta, mbrojtja dhe rehabilitimi i shtretërve te lumenjve, reduktimi i ndotjes së ajrit, trajtimi i ujërave të zeza, ruajtja e trashëgimisë, legalizimi i ndërtimeve pa leje si dhe zbatimi i kornizës ligjore të kësaj ministrie, transmeton Klan Kosova.
Nga ana tjetër z. Kai Hofmann prezantoi portofolin e Qeverisë Gjermane në Kosovë, respektivisht bashkëpunimin Gjerman në Kosovë përmes asistencës teknike dhe financiare që ofrohet përmes GIZ-it dhe KFW-së.
Ai prezantoi para ministres edhe tri projektet që GIZ është duke i realizuar në Kosovë : Planifikimi Hapësinor në menaxhimin e tokave, Efiçienca e Energjisë, dhe Shërbimet e qëndrueshme komunale me fokus menaxhimi i mbeturinave.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...