Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj priti sot në takim Avokatin e Popullit Hilmi Jashari, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Ministrja Reshitaj përgëzoi avokatin për punën dhe falënderoi për bashkëpunimin në adresimin e problemeve që lidhen me mjedisin, shëndetin e mirëqenien e qytetareve.
Reshitaj e njoftoi avokatin e popullit me projektet dhe veprimet e saj në përmirësimin e gjendjes se mjedisit, duke vlerësuar se duke mbajtur mjedisin e
pastër, duke luftuar ndotjen e ujit, tokës e ajrit ne mbrojmë të drejtat elementare te të drejtave të njeriut.
Nga ana tjetër avokati Jashari vlerësoi përkushtimin e ministres në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetareve mbi
rëndësinë që ka një mjedis i pastër,.
Ai më tej ofroi përkrahjen e pa rezervë për ministren Reshitaj në reduktimin e ndotjes së ajrit, tokës, burimeve ujore, liqeneve si dhe në zbatimin e kornizës ligjore që lidhet me mjedisin si hap shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për arritjen e progresit në fushën e mjedisit./Arbresh.info
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...