Në ditën e tretë të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm, sot u mbajtë konferenca e tretë, me temë “Pastrimi i Kosovës: Sfidat në sektorin e mbeturinave”, në të cilën u bë edhe shpërblimi i fituesve të garës për mjedis të pastër.
Në fjalën e saj para të pranishmëve ministrja Reshitaj prezantoi veprimet e saj në fushën e menaxhimit të integruar të mbeturinave duke u nisur nga krijimi i strategjisë për menaxhimin e mbeturinave, krijimin e komitetit drejtues për sektorin e menaxhimit të mbeturinave, plotësim ndryshimin e udhëzimit administrativ për gjoba mandatorë, për të pasur zbatim të këtij udhëzimi i cili parasheh gjoba për të gjithë ndotësit në vend.
“Me një vullnet të mirë të të gjithë neve ju siguroj që shumica e deponive ilegale do te pastrohen deri vitin e ardhshëm, duke u angazhuar bashkë me komunat që krahas kësaj të kemi mbulim të plotë në të gjithë territorin e vendit me shërbime si dhe në mënyrë të qëndrueshme do të rrisim shkallen e riciklimit të mbeturinave ne Kosovë” deklaroi ministrja Reshitaj.
Reshitaj deklaroi po ashtu se rruga jonë për pastrimin ka gjelbërimin e Kosovës ka filluar, tani do të vazhdojmë me 5 qershor në ditën ndërkombëtare të mjedisit me aktivitete pastrimi në tërë Republikën e Kosovës, për të vazhduar kështu edhe gjatë muajve të ardhshëm deri në pastrimin e të gjitha deponive ilegale në Kosovë.
“Në fund, meqë jemi në ditën ndërkombëtarë të fëmijëve dua që bashkërisht të reflektojmë dhe të krijojmë një mjedis më të pastër për fëmijët tonë, të ardhmen e shtetit tonë”iu drejtua të pranishmëve ministrja Reshitaj.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...