Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka thënë se ministria është duke e hartuar problematikën e ndërtimeve pa leje.
“Ministria ka nisur procesin e hartimit të projektligjit të ri. Ministria së bashku me komuna ka zbuluar 352 mijë e 836 ndërtime pa leje prej tyre 8461 kanë dërguar aplikacione për legalizim, ndërsa mbi 350 mijë kanë mbetur ashtu, për këtë është e nevojshme hartimi i ligjit të ri. Kam kërkuar përgjegjësi nga ekspertët hartues të këtij Ligji duke kërkuar që ky projekt ligj të jetë i zbatueshëm”, ka thënë Reshitaj.
/arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...