Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, deklaroi se ka prioritet që punët që bëhen në kuadër të kompetencave që i ka Ministria e Mjedisit të arrihen me standardet e Bashkimit Evropian (BE).
“Mbrojtja e shëndetit është sfidë globale, normalisht se në vendet që janë në zhvillim është sfidë më e madhe. Është bërë punë deri më tani, por ka vend që të ndërrohet kjo qasje”, tha ajo sot (e enjte) në emisionin e mëngjesit ‘Mirëmëngjesi Kosovë’ në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas saj në prioritetet e saj, janë shumë projekte, si menaxhimi i mbeturinave, ulja e ndotjes së ajrit, etj.
“Kur jemi tek mjedisi, do të shtojmë hapësirat e gjelbra, do të punojmë që të kemi “policë të gjelbër”, që të kemi në ruajtjen e ambienteve. Kemi pasur kontakte me MBP dhe besojë se do të kemi këtë njësi”, tha ajo.
Reshitaj bëri me dije se ndotja e ajrit është një problem shumë i madh për Kosovën. “Qytetarët e Kosovës, duhet të dije se ne do të bëjmë të pamundurën të ndikojmë që të ulim ndotjen. Do të marrim hapa konkret”, tha ajo.
Sipas saj një punë po bëhet të ketë vetëdijesim për mbrojtjen e ambientit. “Ka ndotje nga fabrikat e mëdha, makinat, e shumë faktorë të tjerë”, tha Reshitaj .
Ajo tha se kanë qëllim të ulin ndotjen. “Të gjitha makinat nuk do të mund të regjistrohen nëse nuk iu ndërrohet filteri i gazit”, tha ajo.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...