Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kishte qortuar dje deputeten e AAK-së, Albena Reshitaj, për siç thoshte ai, qëndrimin e shkurtër të saj brenda seancës së Kuvendit dhe kishte kërkuar nga administrata e Kuvendit heqjen e mëditjes së saj.
Ndërkaq sot, gjatë seancës plenare që po zhvillohet, deputetja Reshitaj reagoi duke thënë se deklarata e kryeparlamentarit Konjufca ka qenë e pavërtetë dhe ai vetëm ka ‘derdhur mllef’ mbi emrin e saj, pikërisht për 8 Mars.
“Deklarata e djeshme e kryeparlamentarit ishte emocionale. Duke mbyll seancën me një të pavërtetë të thënë që paskam qëndruar disa sekonda në Kuvend. Disa deputetë të opozitës nuk i paskan treguar që paskan ndenjur sa unë. Gjithë mllefin vendosi ta derdhte mbi emrin tim dhe mbi mua, pikërisht në ditën më të veçantë të grave”, tha Reshitaj.
Ajo theksoi se nuk hyn në seancat e Kuvendit për mëditje e as për rrogë, por për popullin.
“Unë vendos politikisht për vendimet, a të qëndroj dhe kur. Kur kam qëndruar dikur, që minutat kanë qenë aq të rëndësishëm, nuk ju ka penguar. Largoni këto defekte dhe anomali që janë prezente në këtë Kuvend. Nuk jam unë e mëditjeve, as për mëditje e as për rroge nuk vi në Kuvend. Jam këtu për popullin, për ata që më kanë besuar e votuar, nuk ke të drejtë të më ofendosh”, tha Reshitaj.
Kurse Konjufca iu kundërpërgjigj shkurt asaj, duke thënë se ““Rrallë bëj qortime publike, por ato i bëj kur ja teprojnë siç bëtë ju dje”./arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...