Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, bashkë me deputetë të Kuvendit të Kosovës sot ka vizituar lumin Drini i Bardhë, në fshatin Gjonaj të Prizrenit për të parë nga afër gjendjen e lumit, dëmtimet e shtratit të tij si dhe prezantimin e masave që MMPH-ja do t’i ndërmerr për përmirësimin e gjendjes së këtij lumi, shkruan arbresh.info.
Pasi u njoh me gjendjen, Reshitaj u shprehë se lumenjtë janë resurse natyrore dhe si shoqëri, e në veçanti institucionet, kemi për obligim t’i ruajmë dhe të kujdesemi për to.
“Bazuar në gjendjen e keqe të shtretërve të lumenjve, kemi ndarë buxhet për sanimin, pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Kosovë, aty ku kanoset rreziku nga veprimet e dëmshme të ujërave. Së bashku me komunën e Prizrenit, kompaninë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” dhe bankën gjermane për zhvillim (KFW) jemi në fazën e ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në Prizren, një projekt i cili do të përmirësoj gjendjen e ujërave në komunën e Prizrenit”, u shprehë nder të tjerash ministrja Reshitaj.
Ministrja Reshitaj deklaroi se janë duke bashkëpunuar me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë në kuadër të projektit: Bashkëpunimi ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore në Drinin e Bardhë dhe pellgun të zgjeruar të Drinit.
Projekti është 4 vjeçar dhe përfshinë Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Është projekti i parë në Kosovë që financohet nga Fondi Global për Mjedis GEF. Projekti parasheh edhe demonstrim të praktikave të mira të trajtimit të ujerave të zeza për zonat rurale.
Pjesë e kësaj vizite në lumin Drini i Bardhë ishin edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës Andin Hoti, Drita Millaku, Luljeta Veselaj- Gutaj, Emila Rexhepi dhe Nezir Çoçaj, të cilat e vlerësuan gatishmërinë e ministres për mbrojtjen e lumit dhe u zotuan që bashkë do të punojnë në mbrojtjen e bukurive dhe resurseve natyrore që ka Kosova./arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...