Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, ka pritur në takim Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe përshpejtimit të procedurave për projektet që lidhen me këto dy ministri, përcjell arbresh.info.
Ministrja Reshitaj kërkoj nga ministri Lekaj që të zbatohet në praktikë Udhëzimi Administrativ për normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes.
Në komunikatën dërguar medieve thuhet se përmes këtij udhëzimi administrativ, dukë bërë matjen e gazrave shkarkuese në ajër nga automjetet ne do të ndikojmë në reduktimin e ndotjes së ajrit, që parashihet si një nder masat konkrete që ne si ministri do të marrim në kuadër të planit të aktiviteteve për përmirësimin e ndotjes së ajrit në Kosovë, potencoj ndër të tjera ministrja Reshitaj.
Nga ana tjetër Ministri Lekaj, pasi ofroj mbështetjen e tij për realizimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, u zotua që si ministri do të punojnë në kryerjen e obligimeve ligjore që lidhen me mjedisin, si dhe në fund falënderoi ministren për përshpejtimin e procedurave të shpronësimit për pronat në autostradat që po ndërtohen në Kosovë./arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...