Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka uruar festat e fundvitit, shkruan arbresh.info
Ajo ka uruar që 2018-a të na gjejë më të bashkuar dhe ka uruar më shumë dashuri për njëri tjetrin.
Lexoni urimin e plotë të saj:
“Të nderuar qytetarë të vendit tim, të dashura motra, nëna e vëllezër e më të dashurit fëmijët tanë. Pranoni urimet e mia më të përzemërta për vitin e ri. Gëzuar edhe ju qytetarë që për rrethana të ndryshme gjendeni larg gjirit familjar për këtë festë të fundvitit. Gëzuar edhe për ju bashkatdhetarë kudo që ndodheni. Uroj që viti 2018 të na gjejë më të bashkuar se kurdoherë, duke punuar me një mendësi të re, duke kthyer besimin ndaj punës , duke rritur përgjegjësinë, dhe mbi të gjitha duke e dashur më shumë njëri tjetrin dhe vendin tonë të shenjtë Kosovën. Paçi gjithmonë shëndet, dashuri, lumturi dhe harmoni në familjet tuaja. Gëzuar!”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/albenareshitajofficial/videos/304615383381779/
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA