Google ADS

Reqica: Nuk shlyhen plagët për të zhdukurit e viktimat e dhunës seksuale, por duhet të punojmë shumë

11:11 | 27 Prill 2018
V. S.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica ka thënë  ne seancën për të pagjeturit se personat e pagjetur mbeten barra dhe kujtesa jonë e përgjithshme, raporton Arbresh.info.

“Ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë peshojnë rëndë mbi supet e atyre që nuk harrojnë të kaluarën. MPMS në mënyrë financiare ka mbështetur dhe mbështet familjarët e të zhdukurve. Në kuadër të mistrisë kemi 7 zyra regjionale për personat e zhdukur. Në bazë të dhënave kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i familjarëve të  zhdukurve për të gëzuar pensione dhe beneficion dhe ato i kanë gëzuar. Nuk shlyhen plagët për të zhdukurit e viktimat e dhunës seksuale, por duhet të punojmë shumë që të kemi një shtet më të mirë”, ka shtuar Reqica./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme