Google ADS

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Arabisë Saudite nënshkruajnë marrëveshje doganore

09:30 | 4 Dhjetor 2024
E.H

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë nënshkruar marrëveshje doganore.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Arbresh.info

“Sot kisha nderin që në emër të Republikës së Kosovës të nënshkruaj Marrëveshjen për Bashkëpunim Doganor me Ministrin e Financave të Arabisë Saudite, z. Mohammed Al Jadaan. Marrëveshjen e nënshkruam në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024, ku po marrim pjesë bashkë me Drejtorin e Doganave z. Agron Llugaliu dhe atasheun doganor z. Bekim Mehmetaj”, ka shkruar Murati.

Sipas Muratit, kjo marrëveshje, që adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

“Duke përafruar bashkëpunimin tonë shumë dimensional në fushën e Doganave, marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Republika e Kosovës vazhdon të ndërtojë partneritete që sjellin përfitime të prekshme për ekonominë dhe qytetarët tanë, dhe njëkohësisht forcojnë lidhjet tona me shtetet mike”, tha Murati./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme