Kontaktin e vazhdueshëm me pilotët e kanë të domosdoshëm, për të koordinuar çdo fluturim duke garantuar sigurinë.
Për tu siguruar që pistën ta ketë nën kontroll të plotë, po i nevojiten edhe dylbitë.
Në kullën e kontrollit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, një prej sfidave kryesore është menaxhimi i fluturimeve në kushte të vështira atmosferike.
Megjithatë, Arben Bytyqi, shef i kontrollit të trafikut ajror në këtë aeroport na tregon se incidentet këtu janë të pashmangshme, por jo me dëme të mëdha.
“Kulla e kontrollit të trafikut ajror është një vend ose një zyre me shumë dritare që në çdo aeroport të madh ndërkombëtar ekziston një e tillë ku kontrollohet i gjithë trafiku ajror që është në afërsi të kullës jo vetëm aeroplanët por edhe personeli i aeroportit. Tek ne kulla e kontrollit të trafikut ajror ka dy njësi është kulla që kontrollon pistën dhe hapësirën rreth aeroportit dhe pozita tjetër që merret me lëvizjen e avionëve në tokë. Incidente ka pasur dhe do të ketë por nuk ka pasur një incident që ja vlen për tu përmendur në humbjen e dëmeve materiale dhe humbje njerëzore. ka pasur raste ku kanë dalur prej pistës ka rrëshqitur anash. Ka pasur raste kur zogjtë janë futur ne motor ose diku tjetër në aeroplan, pra raste të tilla”, shprehet ai.
Sipas Bytyqit, kushtet e motit ndikojnë që monitorimi dhe kontrolli të jenë më sfidues.
‘Pa probleme tek ne nuk bënë nuk është që varet gjithçka nga kontrollori këtu, problemi kryesor është moti, sot nëse është një mot i mirë puna është më e mirë. Problem tjetër janë edhe reshjet kur ka ngrica”, tregon shef i kontrollit të trafikut ajror në ANP.
Për të siguruar që gjithçka shkon si duhet, komunikimi dhe koordinimi mes të gjithëve kontrolloreve, pilotëve, dhe personelit tjetër aeroporti është thelbësor.
“Kjo kullë përdor radio-komunikimin mbi të gjitha edhe telefonatat për komunikime mbi njësite simotra përreth brenda ose jashtë ASHN-ës që janë valë ultra të larta. Komunikimi bëhet në gjuhën angleze dhe janë rregulla standarde se si komunikohet me avion. Duhet të flasim me një anglishte që është e qartë pa dy kuptimësi në mënyrë edhe ai që e merr mesazhin mos të ketë nevojë me u keqkuptua. Ne si divizion si ASHNA këtu kemi nevojë për më shumë kontrollor”, thekson ai.
Sipas Bytyqit, kontrollorët përdorin frazeologji standarde për të siguruar që mesazhet të jenë të kuptueshme dhe të shpejta, duke minimizuar mundësinë e keqkuptimeve
“Për situata emergjente duhet të përgatitemi ato ndodhin gjithmonë papritur, megjithatë në çdo trajnim që bëjmë ne për rastet emergjente aty trajtohen disa nga rastet ku zgjasin shumë dhe janë të përditshme. Rregullat janë standarde vetëm kur mungon ndonjë frazeologji e tillë, të gjithë kontrollorët e dinë gjuhën angleze në një masë të caktuar, çdo gjë që fol piloti incizohet, gjithashtu edhe i kontrollorit dhe në rast të ndonjë incidenti atëherë fillojnë hetimet”, pohon ai.
Komunikimi është thelbësor në këtë kontekst. Pilotët duhet të jenë në gjendje të komunikojnë me kontrolloret për të marrë autorizimin e nevojshëm për tu nisur, apo për të ateruar.
“Kontrolli i kullës i jep pilotit udhëzimet për ta përdorur pistën këtë rast i jep leje për tu ngritur dhe për të ateruar, paraprakisht i jep leje për të ndezë motorët të bëhet gati të filloj të ecë për tu afruar afër pistës dhe i tregon rrugën për të cilën do të shkoj pasi ta lëshoj pistën dhe nivelin që ka për tu ngritur mandej në një minutë të caktuar kulla përfundon punën e saj dhe ja kalon punën njësitit tjetër që është radari ata mandej ndjekin rrugët ajrore të parapara gjithmonë nëse e lejojnë kushtet e motit”, thekson ai.
Me përqendrim të lartë dhe teknologji të avancuar, këta kontrollorë në këtë kullë mbikëqyrin çdo lëvizje, duke garantuar se çdo aeroplan ndjek rrugën e duhur dhe arrin në destinacionin pa asnjë problem./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?