Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se tek çështja e dialogut e rëndësishme është që të ketë vullnet politik për votimin e Ligjit për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit Shtetëror për Dialogun.
Sipas tij, për këtë çështje nuk ka nevojë as të flitet shumë gjatë.
“Ju kam dëgjuar me vëmendje. Ne mund të flasim shumë gjatë. Ma merr mendja se secili prej neve mund t’i ushtrojmë oraterinë e dijen, por esenca është a ka vullnet politik. Unë e disa kolegë jemi moti në këtë ndërtesë, ndërsa ju patët dilema për një projektligj. Aty ku ulesh ti Kujtim, kam qenë unë më 2006, e vendi ku kam qenë ul unë ka qenë Lufti Haziri. Në atë kohë kemi negociuar me Serbinë me rregullore, jo me ligj. Nëse keni vullnet politik me mbështet këtë proces është në rregull, nëse nuk keni – s’kemi çka me ba. Në këto 7-8 vitet e fundit në Kuvend është kërkuar afat për bisedimet me Serbinë, tani e kemi më 2019 – dhe nëse e shfrytëzojmë këtë rast, do të jetë historike për Kosovën. Unë pres prej Kurtit e Vetëvendosjes me votu Platformën. Ju thash merrne ligjin nëse doni edhe hidheni në shportë, veç hyni në proces”, tha Hoxhaj.
Atij i reagoi deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha se nuk mund të bëhen pjesë e një procesi për të cilin kanë vërejtje të mëdha. “Ne kemi vërejtje të mëdha për premisat e procesit, andaj nuk mundet Hoxhaj të na ftoj vec qashtu. Unë kam një pyetje për kryeministrin dhe zv/kryeministrit: pse raporti 49 faqesh nuk vjen në Kuvend për diskutim. Neve nuk na mungojnë marrëveshjet me Serbinë. Unë nuk po them të obsesionohemi me të kaluarën, por duhet t’i dimë hapat korrekt. Është gabim të fillohet me emra të delegacionit, e jo me platformë”, tha Kurti.
Kurtit sërish i reagoi Hoxhaj. “E kam kaluar fazën me dhanë ëprgjgije po ose jo. T’ju jap idenë më bazike. 2019 mund ta kompletojmë sovranitetin e Kosovës duke u bërë shtet anëtar i OKB’së. Po shihet që s’je serioz”, tha Hoxhaj tutje
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...