Edhe pas kthimit nga pauza ka vazhduar replika mes anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi dhe kryetares së KQZ-së Valdete Daka.
Kurteshi ka kërkuar që të votohet rekomandimi i zyrës për regjistrimin e partive politike, raporton portali arbresh.info
Ai ka akuzuar Dakën se po bën trysni në këtë.
“Zyra për regjistrimin e partive politike e ka bërë një rekomandim dhe zonja Daka po bënë trysni mbi këtë zyre. Ne dojmë që rekomandimi i zyrës me dal në votim. Ekziston një tendencë për votim”.
Krejt ky debat po bëhet pasi që KGJK ka kërkuar të hiqen nga lista kandidatët që kanë dënime të shkallës së prerë në tri vitet e fundit.
Janë gjithsej 47 kandidatë të tillë në mesin e tyre edhe kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti./arbresh.info/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para