Investimet e huaja direkte në Kosovë gjithmonë janë konsideruar si të nevojshme për zhvillimin ekonomik të shtetit. Por, pavarësisht vlerave të cilat i posedon Kosova, shuma e investimeve nga investitorët e huaj ka rënë, shkruan Arbesh.info
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qëndrore të Kosovës, para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2007, shuma e investimeve në Kosovë kishte arritur deri në 440 milionë euro. Kurse tani, 11 vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka humbur investime në vlerë prej 100 milionë euro, ku në vitin 2018, investimet kanë qenë me një vlerë prej 121.9 milionë euro dhe shënuan rënie vjetore prej 43.0 përqind, gjë që tregon se Kosova po humb interesin e vendeve të huaja.
Ekpertët e ekonomisë konsiderojnë se faktori më i rëndësishëm i krizës ekonomike është politika e vendit.
E këtë na e sqaron edhe vet Ekonomisti, Lulzim Beqiri.
Ai në një prononcim për portalin Arbresh.info tha se në këtë aspekt Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ, për shkak të ambientit jo të përshtatshëm, të cilin qeveritarët po ua krijojnë investitorëve të huaj.
“Investimet e huaja direkte konsiderohen një nga mënyrat e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe hapjes së vendeve të punës. Por në këtë aspekt Kosova vazhdon të ketë bilance negative. E gjithë kjo po ndodh edhe pse Kosova konsiderohet me potenciale të mjaftueshme dhe atraktive për investitorët potencialë, por u mbetet institucioneve kompetente që të krijojnë një ambient të mirë për t’i tërhequr investitorët, e jo të bëjnë të kundërtën. Pra një ndër detyrat e para të qeverisë së ardhshme të Kosovës, mbetet përmirësimi i reformave dhe kushteve, si dhe eliminimi i barrierave aktuale, me të cilat përballen investitorët potencialë” ,tha Beqiri.
Sipas tij ekonomia e Kosovës është e dështuar, pasi që politikanët po e fundosin atë me veprimet e tyre për shkak të interesave personale.
“Kontribuuesit kryesor në këtë situatë janë politikanët e Kosovës, sado që kemi ligje në harmoni me ligjet ma të zbatueshme në Bashkimin Evropian, për ne nuk vlejnë, përderisa politikanët shtyhen për interesa të tyre partiake, ekonomia e Kosovës është tashmë e dështuar. Në njërën anë është Serbia ajo që po lobon fuqishëm me të gjithë arsenalin e vet për ta paraqitur pavarësinë e Kosovës si të dështuar, e në anën tjetër politikanët tanë pa kurrfarë fytyre, duke fundosur ekonominë me veprimet e tyre të papërgjegjshme”, tha Beqiri.
Shkak për mos stabilitet politik në vend, për rënien e investimeve të huaja në Kosovë, është deklaruar dhe eksperti për çështje ekonomike, Mustafë Kadriaj.
Ai këtë e ka cilësuar si dhuratë të cilën politika ia ka bërë qytetarëve të Kosovës.
“Si faktor kyq per largimin dhe iritimin e investitorve nga Kosova është korrupsioni enorm, infrastruktuar ende jo e favorshme, drejtësia me dy standarde ( nënë per politkën e njerkë per qytetarin) si dhe në 2014 dhe 2017 ku krijuan një imazh aspak të favorshëm për Kosovën në syrin e investitorve të mundeshem dhe si rezultat bënë që të kemi ikje të rinisë dhe fuqisë punëtore nga Kosova, dhe për fat jo të mirë tani e tutje Kosova nuk është më vend për të jetuar. Dhe kjo gjendje është dhuratë e politkës në vend si pozitë dhe opozitë”, tha Kadriaj.
Sipas Kadriajt, e vetmja mënyrë që Kosova të dalë nga kjo krizë është që t’i jepet hapësirë rinisë që ta marrë në dorë fatin e Kosovës.
“Jam i vetëdijshëm që sistemi demokratik zhvillohet përmes partive politke dhe aspak nuk më pengojnë akronimet e asnjë paritie politke, por këto subjekte nëse vetëm pak i duan të mirën Kosovës duhet t’i japin hapsirë rinisë që të merr në dorë fatin e Kosovës dhe pamarrparsysh dëmit që i kanë shkatuar Kosovës do të amnestoheshin nga çdo barrë keqpërdoruese vetem që t’i japin rast rinisë dhe njëherit perspektivës së Kosovës që të bëhet një vend joshës për investitor dhe si rezultat nje vend eksportues në nivel rajonal dhe më gjerë”.
Investimet e Huaja Direkte në Kosovë, kanë qenë më së shumti në Bujqësi, Miniera,Industri, Energjetik, Ndërtim, Sherbime tregtare, Sherbime Financiare, Patundshmëri etj.
E sa i përket origjinës së investimeve të huaja në Kosovë, Gjermania zë vendin e parë me 30.1 milionë euro, pasuar nga Zvicra me 26.4 milionë euro dhe Austria me 13.8 milionë./E.Haxhiu/Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...