Rënia së vlerës se euros, apo barazimi me dollar ka bërë që institucione financiare ta bëjnë shqyrtimin për të marrë masa për ta ruajtur nivelin e vlerës se euros karshi dollarit.
Banka Qendrore Evropiane, është bërë e ditur që do të marrë masa që kjo situatë të mos keqësohet.
Meqenëse emetimi i parës është misioni primar i BQE, njëra ndër masat kryesore që pritet të merret është ngrita e normës së interesit, shkruan arbresh.info.
Pasi Kosova ka njësi monetare euron do të ndikojë që edhe normat e interesit në Kosovë, të rriten.
Banka Qendrore e Kosovës zhvillimet që janë duke ndodhur në Bankën Qendrore Evropiane, por edhe nëpër banka të tjera, është duke i përcjellur me vëmendje të shtuar, kështu ka thënë për arbresh.info, Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në këtë institucion.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është duke përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet ekonomike në Evropë dhe është në koordinim të plotë me Bankën Qendrore Evropiane dhe bankat qendrore të vendeve anëtare të BE-së dhe jo vetëm”, thotë Ahmeti.
Përkundër këtyre zhvillimeve, sipas tyre sektori financiar është i shëndosh dhe aktiv në ndihmë të ekonomisë, dhe qytetarëve.
“Kosova vazhdon të ketë normë të ulët të interesit në kredi. Norma mesatare e interesit në kredi vazhdon të shënoj ulje, ku në muajin maj ajo ishte 5.9%”, deklaron Ahmeti.
Ndryshe, lufta që është duke ndodhur në mes të Ukrainës dhe Rusisë, sipas profesorit universitar Musa Limani, ka ndikuar që dollari të avancojë dhe euro të zhvlerësohet.
“Me zhvlerësimin e euros, në krahasim me dollarin, reflekton në efekte negative në ekonominë e Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës do të veproj ashtu si dirigjon Banka Qendrore e Evropës, pra edhe BQK do t’i nënshtrohet masave që i merr Banka Qendrore e Evropës”, thotë profesori universitar, duke shtuar se kjo do të ndikoj që edhe Kosova të rritë normën e interesit.
Që normat e interesit edhe kështu si janë aktualisht, janë mjaft të larta, ka thënë edhe profesori universitar, Sejdi Rexhepi. Ai theksoi se këto norma të interesit kështu si janë, po e dëmtojnë rëndë buxhetin familjar në Kosovë.
“Siç e dimë, bankat për vite me radhë përfundojnë vitin afarist me fitime të larta, por normat e interesit vazhdojnë të jenë mjaft të larta, madje më të lartat në regjion. Ka shumë arsye pse janë kështu. Megjithatë, konsideroj se rrethanat e përgjithshme duke përfshi edhe ato të sigurisë në Kosovë janë të tilla që institucioneve financiare ju ofron një ambient të përshtatshëm për afarizëm, andaj normat e interesit do të duhej të ishin dukshëm më të ulta”, vlerëson Rexhepi.
Ai thekson se kjo ndodh edhe për arsye se autoritete përkatëse duhet ta ruajtjen e konkurrencës në tregun financiar.
“Po kështu, derisa një pjesë e provizioneve bankare janë ulë në veçanti ato për shërbime elektronike, provizionet për shërbime në sportel dhe administrim të kredive vazhdojnë të jenë shumë të larta duke e ngarkuar kështu edhe buxhetin familjar por edhe atë biznesor. Unë pajtohem se konkurrenca në tregun financiar e cakton edhe çmimin e parasë, megjithatë, konsideroj se në të gjitha rastet kur shihet se diçka nuk është duke funksionuar në parimet e konkurrencës së lirë,
BQK por edhe autoriteti i konkurrencës duhet të reagojnë me instrumentet dhe fuqinë që ju jep ligji”, deklaron profesori i ekonomisë, Sejdi Rexhepi.
Përkundër këtyre konstatimeve, në periudhën rrjedhëse (vijuese), paraja është duke humbur vlerën e vetë si rezultat i inflacionit dhe është shumë e natyrshme që në kuadër të normës së interesit të parashikohet edhe efekti i inflacionit në vlerën e parasë, gjë që nuk vlen për vitet e kaluara kur shkalla e inflacionit ka qenë shumë e ultë./XhejlaneHaliti/arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...