Rënia e çatisë së komunës, Rama: Të hetohet rasti dhe të merren të gjitha masat ligjore

19:16 | 18 Janar 2024
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reagaur pas rrëzimit të çatisë së objektit të ri të komunës në lagjen “Arbëria” si pasojë e të cilës është lënduar një person.

Rama me anë të një postimi në Facebook u ka bërë thirrje organeve kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi, shkruan Arbresh.info.

“Sot, në objektin e Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” për shkak të erërave të forta ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor. Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë.”, ka shkruar Rama”

“Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nsiur hetimet lidhur me rastin./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Prokuroria nis hetimet për rënien e çatisë së Komunës së Prishtinës

Të ngjashme