Sivjet rendimentet e rrushit në Rahovec janë dukshëm më të ulëta. Vreshtarët thonë se ky vit nuk ishte i begatshëm për sasi të rrushit, megjithatë cilësia është e lartë.
Ata thonë se përveç humbjeve në sasi, edhe konkurrenca në treg po i dëmton.
Qyteti i vreshtarisë së Kosovës, Rahoveci, këtë vjeshtë do të ketë sasi më të pakët të rrushit. Shkaktarë të rendimentit të ulët, sipas vreshtarëve, janë dimri i acartë, pranvera e ftohtë dhe breshri, të cilat kanë dëmtuar parcelat e vreshtave, raporton rtk.
“Boll jemi kanë këmbëngulës, boll kemi ngajtë boll kemi sakrifiku, me i mbrojt qato çka kanë mbet, falë zotit edhe sivjet vera ka marrë qysh duhet për vreshtat, fryti që ka mbet në hardhi është jashtëzakonisht kualitet për podrumet e kom fjalën”, ka thënë vreshtari Ilmi Daka.
Vreshtarët thonë se të ardhurat nga rrushi do të jenë më të ulëta. Sipas tyre, investimet janë të larta meqë hardhia e rrushit donë punë, prodhoi ose jo, megjithatë duhet kujdesur për te.
Ky vit ka me u cilësua vetëm për cilësi sepse sasia është mungesë dhe mendoj që sasia 50% e rrushit është mungesë kështu që me këtë cilësi podrumet ta nxjerrin cilësinë më të lartë dhe me këto vera të jemi në Bashkimin Evropian apo në tregjet e Evropës.
Vreshtari Beqir Haxhijaha thotë se tri parcela të vreshtave i janë dëmtuar në tërësi nga pesë sosh sa i ka në pronësi private. Ndërsa, problem e konsideron konkurrencën.
Sivjet kapacitet janë 70% ma pak mirëpo cilësia është e madhe sidomos e këtyre sorteve që janë për venë poashtu edhe të tryezës.
Na nuk jemi të barabartë në treg për shkak se hyjnë sasi të mëdha të rrushit kur vijnë me shlepera të mëdhenj, flasim për rrush tryeze prej Maqedonisë edhe masandej na dëmtojnë me çmim kështu edhe tregu mbushet dhe është shtirë me shitë.
Vreshtarët e Rahovecit besojnë se më mbështetje të institucioneve qeveritare do t`i zbusin humbjet e këtij viti të prodhimit të rrushit.
Ata thonë se janë të përkushtuar për punë, në mënyrë që duke punuara vreshtat e tyre do të përfitojnë dhe njëherësh ruajnë imazhin e Kosovës për cilësi të rrushit dhe verës së Kosovës nga Rahoveci.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...