Organizata më e vjetër ndërkombëtare në Evropë, i bën bashkë 46 shtete anëtare.
Promovon dhe mbron demokracinë, të drejtat e njeriut si dhe sundimin e ligjit.
Për të qenë anëtarë i Këshillit të Evropës duhet të plotësohet kriteri kyç gjeografik. Mirëpo statuti i Këshillit të Evropës specifikon se ndonëse anëtarësimi është i hapur për çdo vend evropian, duhet që ai vend të përmbushë standardet specifike demokratike dhe të të drejtave të njeriut.
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës nënkupton përkushtimin e vendit për të mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Këshilli i Evropës ndihmon shkëmbimin e praktikave më të mira midis shteteve anëtare, nxit bashkëpunimin politik dhe dialogu midis shteteve anëtare u ofron shteteve anëtare programe për ndërtimin e kapaciteteve, si dhe promovon bashkëpunimin kulturor dhe arsimor.
Këshilli i Evropës është organizatë meritore për heqjen e dënimit më vdekje në kontinentin evropian.
E arritura më e famshme konsiderohet miratimi I konventës evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pas kësaj konvente u krijua edhe Gjykata Evropiane për të drejtat – më e larta gjykatë evropiane. Është ky institucion ku qytetarët mund të ngrenë çështje nëse konsiderojnë se ndonjë vend anëtar i ka shkelur të drejtat dhe liritë e tyre themelore, raporton RTK.
Këshilli i Evropës ka miratuar një sërë konventash që kontribuojnë në luftën globale kundër terrorizmit trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimit të parave apo krimit kibernetik.
Fokus të veçantë e ka çrrënjosjen e racizmit dhe ksenofobisë.
Ndonëse shpesh krijohet ngatërresë me Bashkimin Evropian, Këshilli i Evropës nuk është pjesë e strukturës se BE-së.
Pavarësisht kësaj, konsiderohet si paradhomë për në Bashkimin Evropian. Asnjë vend nuk është anëtarësuar në BE pa u bërë paraprakisht anëtarë në Këshillin e Evropës./rtk/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...