Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur fajtor ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës si “Molla e Kuqe”.
Gjykata Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur fajtor Remzi Shalën, për krime lufte kundër popullsisë civile.
Sipas vendimit të Gjykatës, Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës si “Molla e Kuqe”, është dënuar me 14 vjet burg.
“I akuzuari me iniciale R.SH.nga fshati Shirokë Komuna e Suharekës,për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë ) vite , në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 24.05.2019 e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, në dhjetor të vitit të kaluar ishte ftuar edhe nga Gjykata Speciale, që të paraqitej më 17 janar të vitit 2019 në këtë gjykatë në Hagë, por ai kishte refuzuar t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale.
Prej momentit kur Shala kishte marrë ftesën nga Gjykata Speciale, ai është arratisur nga Kosova dhe askush nuk tregon asgjë për vendndodhjen e tij.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...