Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.9 përkatësisht 21.3 përqind e gjithsej remitencave.
“Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.5 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Llogaria financiare në TM4 2018 shënoj bilanc prej -149.7 milionë euro (-70.6 milionë euro në TM4 2017)”, thuhet në raportin e BQK-së.
Sipas BQK-së, detyrimet por edhe asetet shënuan nivel dukshëm më të ulët krahasuar me TM4 2017. Detyrimet shënuan vlerën prej 21.3 milionë euro apo 76.9 përqind më pak krahasuar me TM4 2017, ndërsa asetet shënuan vlerën prej -128.4 milionë euro (21.8 milionë euro në TM4 2017), raporton RTKlive.
Në kuadër të detyrimeve, kategori kryesore është ajo e IHD-ve, e cila arriti vlerën prej 61.9 milionë euro duke shënuar rritje prej 46.4 përqind krahasuar me TM4 2017. Në kuadër të strukturës së IHD-ve, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 57.8 milionë euro dhe shënoj rritje prej 68.8 përqind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerë prej 4.1 milionë euro që është përgjysmë më pak krahasuar me TM4 2017
“Niveli më i lartë i IHD-ve u shënua në sektorin e patundshmërisë (40.7 milionë euro), mirëpo krahasuar me TM4 2017 kishte rënie për 9.0 përqind. Sektori i dytë për nga rëndësia ishte ai i shërbimeve financiare ku niveli i IHD-ve ishte 19.5 milionë euro apo 1.1 përqind më shumë krahasuar me TM4 2017. Sa i përket origjinës së IHD-ve, Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD në TM4 2018 (20.8 milionë euro), pasuar nga Zvicra me 18.8 milionë euro, Shqipëria me 10.7 milionë euro, etj”, thuhet në raportin e BQK-së.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë