Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, shënuan vlerën prej 691.0 milionë euro që paraqet një rritje vjetore prej 3.8 për qind, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.
Sipas këtij raporti remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 3 7.1 për qind përkatësisht 2 2.6 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. “Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA – të, gjegjësisht 6.8 për qind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë, thuhet në raportin e BQK-së.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...