Ish- komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa ka folur pas intervistimit nga Gjykata Speciale.
Ai komentuar intervistim e tij që iu bë nga Prokurorët e Specialës për më shumë se 7 orë.
“Tash ka ardh momenti kur iu kam përgjigjë Gjykatën Speciale. Krejt cka di se krejt për këto raste, flasim prapë. Tash unë nuk kam bërë matje, por nga përvoja që kam se unë flasë për të gjitha interesat për publikun e lërë më për Gjykatën. Interesohen për luftën e fundit në vendit tonë, edhe interesimi i tyre për mua është serioz, edhe nuk kam si t’i përjgigjem ndryshe përvecse seriozisht dhe jam përgjigjur me kapacitetet e mia. Ftesa më ka ardh me telefonë, unë kam komuniku në administrativisht e kuptojë, dhe jemi kuptuar se jemi të ftuar për Gjykatën Speciale”, ka thënë ai në T7, transmeton Indeksonline.
Mustafa ka bërë me dije se nuk përmendet emri i tij në raportin e Dick Martit. Ai poashtu ka sqaruar termin rreth asaj se është dëshmitar i dyshuar.
“Edhe po ta shihni ftesën unë jam dëshmitar me dëshmue mbi strukturimin për të bëmat e luftës ku kam qenë, njëkohësisht mund të jem i dyshuar. Unë jam dëshmitar i dyshum, është termi më i saktë që mund ta themë”, ka shtuar tutje ai.
Tutje ai ka bërë me dije se Gjykata Speciale interesohet më shumë për njerëzit që kanë rëndë ndesh me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Specialja interesohet sidomos për qendrat ndaluese të UÇK-së. Jam i kënaqur me organizmin e Speciales, nuk ka vend për frikë“, ka vlerësuar ai.
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...