Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi ka shkruar se është humbur shumë kohë duke u marrë me demarkacionin dhe asociacionin.
Ai në rrjetin social Facebook shkruan vendi duhet të veprojë dhe të përmbyllë këto dy tema.
“Kemi humbur kohë duke u marrë me Demarkacion e Asociacion. Njëra mundëson integrimin e Kosovës në BE, ndërsa tjetra duhet konsideruar si veprim kritik për të ofruar komunat me shumicë serbe me institucionet e Kosovës. Duke konsideruar që nuk humbet tokë dhe se Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive, Vendi duhet të veprojë dhe të përmbyllë këto dy tema. Kështu mund të sigurojmë funksionalitet të shtetit dhe të ndjekim agjendat e radhës që janë vitale për ardhmërinë e vendit”, shkruan ish deputeti i PDK-së në Facebook.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor