Ish-Komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, është deklaruar pas raportimeve se është arrestuar nga EULEX-i.
Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se rreth 20:00 para shtëpisë së tij i janë prezentuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit, shkruan Arbresh.info.
Tujte, Remi ka thënë se në zyre të EULEX-it i ëhstë sekuestruar telefoni teksa njofton se gjendet në shtëpi.
“Sonte rreth orës 20:00 para shtëpisë time më janë prezentuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit. Gojarisht më shpjeguan se duhet të bëjmë një bisedë zyrtare në zyre të Eulexit.”, ka shkruar Mustafa.
“Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellur me respekt. Në zyre të Eulexit më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë kjo kontrollë pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi”, bëri të ditur ai./Arbresh.info
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...