Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Frosina Remenski, mbrëmë pas përfundimit të votimit në zgjedhjet e brendshme partiake tha se aspak nuk është e kënaqur nga dalja e anëtarësisë për të votuar dhe kjo ndoshta është më e rëndësishme se sa rezultati në zgjedhje.
Ajo bëri thirrje që të gjithë anëtarët e partisë të mobilizohen rreth kryetarit të ri të LSDM-së.
“Nga ajo që po dëgjoj edhe nga komisioni qendror zgjedhor, aspak nuk jam e kënaqur nga dalja e anëtarësisë sonë. Kjo është çështje serioze për një diskutim brendapartiak lidhur me atë që e presim si rezultat. Ndoshta nuk janë aq të rëndësishme rezultatet por ajo pse anëtarësia nuk vendosi të del në zgjedhje. Kam vërejtje dhe do t’i them. Mendoj se pikërisht nga këto çështje duhet të fillohet angazhimi jodeklarativ për bashkim”.
“Besoj dhe e di se përparësinë e kishte Kovaçevski. Do t’i dëgjoj rezultatet, do t’i jap dorën dhe do i dëshiroj të gjitha të mirat, do t’i them të kujdeset shumë më tepër për atë që do të thotë punë partiake, bashkim të partisë. Shpresoj se pas këtyre rezultateve do të mund të bëhet shumë më tepër dhe ndoshta do të hapet ai diskutim në parti nëse është e mundur që kryeministri dhe kryetari i partisë të menaxhojë procese të tilla serioze”, tha Remenski.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...