Rektori Marjan Dema e quan të suksesshëm vitin 2019 për Universitetin e Prishtinës

12:28 | 2 Janar 2020
Arbresh.info

Viti që lëmë pas ka qenë mjaft i suksesshëm për Universitetin Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Të paktën kështu tha Rektori i këtij Universiteti, Marjan Dema në një intervistë për arbresh.info

Dema tha se viti 2019 në aspektin e bashkëpunimit me ndërkombëtarë ka qenë i suksesshëm pasi që kanë nënshkruar shumë marrëveshje me ta, po ashtu edhe kanë organizuar shkollën verore për studentët e UP-së.

“Në aspektin e bashkëpunimit më ndërkombëtarët, ka qenë shumë i suksesshëm. Fillimisht i është kthyer imazhi universitetit. Me miliona këtë vit I kemi marrë grante ose partner me partnerët tjerë. Kështu që në këtë aspekt është arrit një sukses kogja i madh. Kemi nënshkruar edhe shumë marrëveshje. Kemi organizuar edhe shkollën verore”, tha Dema.

Vec asaj Dema tha se në Universitetin e Prishtinës është punuar shumë edhe në fushën e dixhitalizimit, por që mbetet ende punë për t’u bërë.

“Dixhitalizimi në UP zë një vend shumë me rëndësi dhe është një fushë në të cilën kemi punuar mjaftë, por ka vend të punohet edhe më shumë. Ajo çka kemi punuar është avancimi i sistemit Sems, ku u kemi mundësuar studentëve nga të gjitha pikat në botë të informohen. Kemi ngarkuar ligjëratat. Kemi bë avancimin në migrimin e të dhënave nga qendrat e ndryshme civile”, tha Dema

Më poshtë mund ta shihni intervistën e plotë me rektorin e UP-së, Marjan Dema./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme