Google ADS

Rektori i UP-së i shqetësuar për ngacmimet seksuale në Universitet

11:22 | 28 Mars 2018
Arbresh.info

Pas raportimeve të emisionit Frontal të T7 për ngacmimet seksuale të studenteve në Universitetin e Prishtinës, ka reaguar edhe rektorati i UP’së. Siç thuhet në njoftimin e tij, rektori Marjan Dema po i përcjellë me shqetësim raportimet për ngacmimet seksuale në UP.
Javën e kaluar Frontal raportoi se prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Ministrit të Arsimit Rexhep Osmani.Ai akuzohet se ka ngacmuar seksualisht studenten e tij. Pas kësaj pati reagime për situatën shqetësuese në UP, e i fundit është ai i rektorit Marjan Dema.

“Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, me anë të kësaj komunikate informon opinionin dhe gjithë palët e përfshira në diskutimin mbi dukurinë e ngacmimeve seksuale në UPHP, se me shqetësim është duke i përcjellë zhvillimet lidhur me këtë çështje”, thuhet në komunikatën e UP-së.

Njëherësh, UP njofton se rektori Dema aktualisht gjendet në udhëtim zyrtar prej të cilit do të kthehet nesër (29/03/2018), dhe posa të kthehet do ta trajtojë këtë tematikë si dhe do të veprojë sipas nevojave.

Para Demës, për ngacmimet seksuale kishte reaguar edhe prorektorja Teuta Pustina-Krasniqi, por deklarata e saj u cilësua si seksiste. Pustina-Krasniqi u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave në UP që të mos provokojnë me veshje burrat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme