Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti, vizitoi sot njësitë akademike, ku po mbahen provimet pranuese për kandidatët për studentë të rinj të UP-së.
Rektori Sahiti, në këto vizita, ishte i shoqëruar nga prorektorja për mësim dhe çështje për studentë, prof. asoc. dr. Mimoza Ibrani, si dhe nga sekretari i përgjithshëm, Esat Kelmendi.Gjatë vizitave, Rektori Sahiti iu uroi suksese kandidatëve, duke i motivuar ata që në këtë sfidë të japin maksimumin e tyre.
“Këtë sfidë ju po e përjetoni për të paren herë, njëjtë si unë, që vij për të paren herë pranë jush në cilësinë e rektorit, andaj ju uroj shumë suksese në këtë hap të rëndësishëm për ju,” tha ndër të tjerash rektori.
Në anën tjetër, dekanët e njësive akademike dhe profesorët mbikëqyrës e informuan rektorin Sahiti së gjithçka është duke shkuar ashtu siç është planifikuar, si dhe falënderuan rektorin për kujdesin e treguar. Gjatë provimeve pranuese u dallua respektimi i masave mbrojtëse nga pandemia Covid-19, me qëllim ruajtjen e shëndetit të kandidatëve për studentë dhe të stafit.
Rektori Sahiti ka vizituar sot Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, Fakultetin Filologjik si dhe Fakultetin e Arkitekturës, për të parë rrjedhën e procesit të provimit pranues.
Ndërkaq, për vizitë, rektori, së bashku me bashkëpunëtorë, u ndal edhe te Fakulteti Ekonomik, ku me dekanin e këtij fakulteti, prof. asoc. dr. Fatos Ukajn, biseduan rreth sfidave në këtë fillimvit akademik.Provimet pranuese do të vazhdojnë deri më 6 tetor 2020.
Nesër, duke filluar nga ora 09:00, Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore, Fakulteti Ekonomik, si dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës do të organizojnë provimet pranuese për kandidatët për studentë të rinj në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2020/21./arbresh.info/
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë