Rektori Dema dëshmon në rastin ndaj Enver Hasanit

10:44 | 10 Tetor 2017
L G

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema pritet të dal sot para gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë,  në cilësinë e dëshmitarit.

Dema, pritet të jap dëshmi në rastin kundër ish-rektorit të UP-së, Enver Hasani, ish- shefit të Zyrës së Prokurimit në UP Hakif Veliu si dhe ish- drejtorit të Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN), Albert Rakipi, raporton Arbresh.info.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej muajin e kaluar,  por ishte shtyrë pas kërkesës së Rektorit aktual, Marjan Dema, i cili në cilësinë e dëshmitarit nuk kishte  mundur  të ishte i pranishëm në gjykatë pasi gjendej në një vizitë në SHBA.

md

                                Rektori i UP-së,  Marjan Dema

Në këtë rast, Enver Hasani së bashku me Hakif Veliun dhe Albert Rakipin akuzohen për mashtrim në detyrë në lidhje me përkthimet e disa teksteve universitare nga gjuha angleze në gjuhën shqipe.

Hasani dhe dy të tjerët akuzohen se si persona zyrtarë kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008.

enver

    Ish-Rektori i UP-së, Enver Hasani

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Hasani në cilësinë e rektorit të UP-së, Hakif Veliu si shef i Zyrës së Prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN), si persona zyrtarë dyshohet se kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008.

Në kontratë vlera e saj ishte përcaktuar 500 mijë euro, ndërsa çmimi i pagesës për njësi -1000 fjalë 12.65 euro.

Të pandehurit akuzohen se sipas marrëveshjes paraprake, kanë lidhur një kontratë të re në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, ashtu që në vend të çmimit për njësi-1000 fjalë 12.65 euro, kanë shënuar çmimin për njësi -1000 karaktere 12.65 euro.

Sipas aktakuzës  ky ndryshim i  çmimit ka mundësuar përfitim më të madh  në favor të  Institutit për Studime Ndërkombëtare./ Arbresh.info/ Gita Lushi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme