Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, zgjedhet kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, institucion ky i pavarur që mbikëqyrë kualifikimet kombëtare. Ndërsa, nënkryetar i këtij Këshilli është zgjedhur Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane.
Rektori Bajraktari do të udhëheqë në mandat tre vjeçar Këshillin Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, i cili numëron 13 anëtar që përfaqësojnë ministritë, organizatat partnere shoqërore dhe universitetet publike e private të Kosovës.
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka për mision të mbikëqyrë dhe zhvillojë Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve në kontekst të të mësuarit gjatë gjithë jetës në partneritet me nxënësin/kandidatin, punëdhënësin dhe ofruesit e Arsimit dhe Aftësimit në të gjitha nivelet dhe në përputhje me nevojat dhe kërkesat e shoqërisë dhe ekonomisë.
Vizioni i Autoritetit është krijimi i një sistemi cilësor të besueshëm dhe transparent të kualifikimeve kombëtare me qëllim të rritjes së mundësive për mobilitet kombëtar dhe ndërkombëtar./arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...